Celebrities Gossip Showbiz

“Kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim”, Xhensila bën rrëfimin surprizues në muajin e sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit!

Muaji tetor shënon muajin e sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit. Asnjë grua nuk duhet ta anashkalojë veten e saj, por të kujdeset për të bërë çfarë është e nevojshme për të mbajtur nën kontroll shëndetin. Pikërisht, ky është mesazhi i fuqishëm që duhet dhënë në këtë muaj sensibilizimi.

Pak më parë, një ndër të famshmet tona jo vetëm që ka rrëfyer një histori personale shumë surprizuese, por dhe ka këshilluar të gjitha gratë të bëjnë kontrollet e nevojshme për shëndetin e tyre. Bëhet fjalë pikërisht për Xhensila Myrtezaj, e cila me anë të një video-mesazhi në llogarinë e saj në Instagram, u shpreh:

Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rrjesht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim. Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies. 

Këngëtarja, gjithashtu u shpreh se që pas asaj ngjarje, bën kontrollet e nevojshme çdo gjashtë muaj dhe ka sugjeruar të gjitha gratë të veprojnë njësoj.

Ne… Guximi nuk ulërin gjithmonë. Ndonjëherë guximi është një zë i ulët në fund të ditës që thotë: Do ta provoj përsëri nesër. – Mary Anne Radmacher. Ti nuk je vetëm! Së bashku do ta provojmë përsëri, do ja dalim!

Xhensila është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Lumi B. “Prit pak” afro katër muaj pas publikimit ka mbi 15 milion klikime dhe sërish renditet në listën e ‘The Top List’.

Këngëtarja ka paralajmëruar se do të lançojë këngën e saj më të re, por ende nuk dihet zhanri apo data e publikimit të projektit muzikor, ndaj jemi në pritje të detajeve të tjera nga vetë Xhensila.