Sport

Kuqezinjtë gati për miqësoren ndaj Katarit, publikohet formacioni zyrtar!

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 18:30 duelin miqësor me Katarin në Marbella të Spanjës. Trajneri Edy Reja edhe për këtë ndeshje ka ftuar lojtarët e Superligës shqiptare, teksa është zbardhur edhe formacioni zyrtar i sfidës. Vetëm Kristal Abazaj është startues nga lojtarët e thirrur nga jashtë, ndërsa skema e lojës vijon me 3-5-2.

Miqësorja e sotme, njëjtë si ajo me Arabinë Saudite në 26 tetor është jashtë datave të UEFA, me sfidën që nuk do transmetohet në televizion. Për shkak se Katari merr pjesë në Botërorin 2022 që nis në 20 nëntor, vendi i Lindjes së Mesme nuk ka dashur që t’i zbulohen skemat e lojës në një ndeshje gjenerale.

Miqësoret kundër Italisë dhe Armenisë, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares! Rikthehet në 2023
Formacioni zyrtare:

Shqipëria: Dajsinani, Gurishta, Janku, Turkaj, Hadroj, Rrapaj, Ujka, Kallaku, Hakaj, Cara, Abazaj!