Bota

Kur Bashkimi Europian kapet duke shpërdoruar paratë, 4 miliard euro të çuara dëm!

Rreth 4 miliard euro të shpenzuara gabim nga Bashkimi Europian.

Në këtë përfundim del një vlerësim i Gjykatës Europiane të Audituesve (ECA), i publikuar sot. ECA kontrollon nëse Buxheti i Unionit është shpenzuar apo jo në përputhje me rregullat e bllokut. Në raste të rralla, shpenzimet e gabuara lidhen me mashtrime. Në pjesën dërrmuese kanë të bëjnë me gabime të kontabilitetit ose kur fondet shkojnë drejt diçkaje tjetër nga destinacioni i planifikuar fillimisht.

Përqindja e fondeve të pashpenzuara ishte 2.7 e totalit të shpenzimeve prej 147.8 miliardë eurosh të ekzaminuara në auditim, në raport me vitet e fundit. Shumica e rasteve të audituara kanë ardhur nga gabimet në procesin e prokurimit, nuk janë mashtrime.

Gabimet më të hasura nga auditorët ishin pretendime për kosto të papërshtatshme, si dhe u konstatuan projekte, aktivitete ose përfitues jo të duhur. U kapën gabime në prokurimin publik e ndihmën shtetërore, krahas mungesës së dokumentacionit mbështetës.

Gjithashtu, raporti shënoi sfidat në programin e rimëkëmbjes së COVID-it, në vlerë 1.8 miliard euro.

Gjatë shtatë viteve të ardhshme, BE-ja do të shpenzojë dukshëm më shumë se në periudhën e mëparshme të programit. Të 27 vendet anëtare ranë dakord për një program të rimëkëmbjes COVID-it, i cili do të financohet nga emetimi i borxhit publik. Vendimi shënon një ndryshim të madh në financat e BE-së, evidenton një nevojë të dukshme për kontrolle efektive se si shpenzohen paratë e Bllokut.