Celebrities Music

Kur bëhet fjalë për kafshët Billie Eilish reagon ndryshe dhe iu bën thirrje të gjithëve për…

Së fundmi këngëtarja e njohur Billie Eilish ka vendos që të japë një mesazh shumë të rëndësishëm tek të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj në mbarë botën. Bëhet fjalë për ditën e falenderimeve ku të gjithë amerikanët kanë në traditë që të kenë në tryezën e tyre një gjel deti pasi tek e fundit aty është edhe e gjithë rëndësia e festës.

Por duke qenë se Billie Eilish gjithmonë kur vjen puna për kauza të tilla që kanë në thelb mbrojtje e kafshëve, mundohet që t’i sensibilozojë të gjithë. Në rrjetin e saj social Instagram krijuesja e hitit të njohur ‘Happier Than Ever’ ka shkruar se:

Gjelat e detit janë disa nga krijesat më të buta në botë dhe 46 milionë prej tyre vriten çdo herë gjatë festës së ditës së falenderimeve.E di që është e vështirë që të ndryshohet tradita, por thjesht për një kujtesë që ta keni në mendje!

Kjo nuk është hera e parë që Billie del në mbrojtje të kafshëve. Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së madhe të eventit të ‘Met Gala 2021’ paraqitja e saj madhështore me fustanin unik  të firmës së njohur ‘Oscar de la Renta’ arriti që të ishte në fokus dhe të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve.

Vetëm pak minuta pas shfaqjes së saj më fustanin e veçantë, 19-vjeçarja tregoi se kishte bërë një marrëveshje me firmën që ata të ndalonin së shitur gëzofet e mëdha të bëra nga kafshët. E përderisa Billie e kishte veshur atë fustan, dmethënë që marrëveshja është arritur dhe është realizuar me sukses, sepse edhe vetë firma prestigjoze bëri me dije se i kishte hequr nga shitja gëzofët e kafshëve.