Celebrities Gossip Showbiz

“Kur duhet pak forcë të hyn në punë i dashuri”, Fjoralba Ponari poston si rrallëherë video-n ‘funny’ me partnerin!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Ashtu siç ka ndodhur në video-n e shpërndarë së fundmi ku përveçse na tregoi sa romantik është partneri i saj, na bëri me të vërtetë shumë për të qeshur. Prezantuesja duket se po haste vështirësi në veshjen e çizmeve dhe për ta ndihmuar ju gjet ai…

Kur çizmet e reja duan pak forcë… të vjen në ndihmë i dashuri!

Rikujtojmë se, prej kohësh përflitet për bashkëpunimin e saj me ‘Pint-at’, të cilat do të na e sjellin bukuroshen edhe si këngëtare. Pas kaq shumë pritjesh, Fjoralba duket se e ka një kohë se kur do të lançohet si artiste në tregun muzikor. Përpos prezantimit, Fjoralba ka studiuar për stomatologji, një degë të cilën e ushtron edhe si profesion në jetën e saj private.