Botë e Çuditshme Lifestyle Love & Sex

Kur gruaja “ia qan hallin” burrit, blen kukullën që duket si ajo në rastet kur nuk është në humor për seks!

Një grua i ka blerë burrit të saj një kukull që duket si ajo, në mënyrë që ai të bëj ‘seks’ me kukullën, kur ajo nuk është në humor të mirë. Char tha se i bleu bashkëshortit të saj, Callum një kukull 1,762 euro, për ta përdorur kur ajo nuk është në humor. Çifti, të cilët fitojnë para përmes “OnlyFans”, e kanë quajtur kukullën Dee dhe thonë se ta kesh atë në shtëpi ka qenë një mënyrë e lehtë për t’i përmirësuar gjërat, pa bërë një treshe me një person tjetër.

Ne po flisnim për t’i përmirësuar gjërat dhe për të pasur një treshe ose katërshe, por si shumica e vajzave, unë isha e shqetësuar se do të kisha vështirësi të shihja Callum me një grua tjetër. Ishte një vendim i përbashkët për të blerë një kukull seksi, por ishte vendimi më i mirë dhe padyshim që ka përmirësuar jetën tonë seksuale.

Char dhe Callum, të cilët fitojnë deri në 82 mijë euro në muaj në faqen e internetit të përmbajtjes për të rritur, thonë se ideja lindi pasi diskutuan për seks në grup, por Char ishte i shqetësuar se ajo mund të bëhej xheloze. Si një zgjidhje, ata blenë kukullën. Ata tani e trajtojnë kukullën Dee si një person të vërtetë, duke e veshur me të brendshme dhe fustane të bardha, si dhe duke e marrë në xhiro me makinë. Char tha se:

Është fantastike sepse Callum ka një dëshirë të lartë seksuale dhe nëse unë nuk jam në humor, ai ka Dee-n aty. Të dyve na pëlqen të eksperimentojmë me të dhe ajo gjithashtu merr pjesë rregullisht në skenat tona të nxehta. Ajo nuk është ‘thjesht një kukull’, ne jemi vërtet të lidhur me të. Ajo ka ndihmuar për të forcuar marrëdhënien tonë dhe i ka vënë ‘flakën’ jetës sonë seksuale. Kishte shumë për të zgjedhur, por përfundimisht gjetëm Dee-n, që mendojmë se më ngjan mua. Unë kurrë nuk bëhem xheloze sepse nuk ka emocione, ajo nuk është e vërtetë. Callum ka një dëshirë më të lartë seksi se unë, kështu që është mirë që ai ka Dee-n kur unë nuk dua të bëj seks.

Burri Callum po ashtu tha se Dee ka pasur një ndikim pozitiv tek ata si çift.