A Live Night Celebrities Music Showbiz

Kur hyri muzika në jetën e Xhensilës?! Ja çfarë zbulon artistja në “A Live Night”!

E ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night” ishte Xhensila Myrtezaj, në një rrëfim të jashtëzakonshëm të saj. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa na tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë pikërisht Ajkën.

Në një episod ku veç intervistës së artistes, Xhensila solli edhe disa interpretime të mrekullueshme të këngëve të saj, ku nuk munguan as sekrete të vogla lidhur me ato projekte muzikore. Por kur ka hyrë muzika në jetën e Xhensilës?!

Unë besoj se kam lindur me muzikën dhe nuk di se kur ka nisur gjithë ky pasion dhe gjithë kjo dashuri për të shtrenjtën time muzikë. Më ka shoqëruar në çdo etapë të jetës. Më ka shoqëruar edhe kur jam mërzitur, edhe kur kam qenë e lumtur, edhe kur kam përjetuar dashurinë time të parë, edhe kur kam pasur festën e parë të abetares. Mendoj se muzika ka qenë bashkëudhëtarja ime, gjithë rrugëtimit tim jetësor.

Gjatë “A Live Night”, Xhensila na zbuloi hapat e parë në muzikë dhe kur kanë qenë çastet e para kur ajo ka kënduar para një publiku të gjerë.

Kjo është një histori se kur mami im e ka kuptuar që unë vertët kam talent. Ne këndonim kur ishim bashkë në shtëpi dhe kur na fikeshin dritat bënim ato koncertet tona si e si që unë mos të ndieja praninë që ishin larguar dritat dhe nuk do shihja televizor ose nuk do mësoja dhe ajo organizonte minikoncerte të vogla.

Mami më ka ushqyer shumë me besim. Ne çdo vit shkonim në 12 qershor në festën e kishës, unë aty kam dhënë koncertin tim të parë recital. Spektatorët e mi të parë ishin njerëzit që ishin mbledhur për të kremtuar dhe për të festuar. Besoj se ajo ka qenë një ogur që unë kam pasur vazhdimësi të pafundme me muzikën.