Botë e Çuditshme Love & Sex

Kur ish-e dashura bëhet ‘mollë sherri’ në ditën e dasmës së këtij çifti…

Planifikimi i një dasme mund të jetë një periudhë mjaft stresuese për çiftet, pasi shuma të mëdha të kursimeve të tyre shpenzohen për ditën e madhe, e gjithashtu u merr edhe shumë muaj për organizimin. Lista e të ftuarve gjithashtu mund të shkaktojë probleme pasi njëra nga palët mund të ketë familje të madhe ose grup të madh të shoqërisë, e po ashtu në anën tjetër ata përpiqen që të mos shkaktojnë mërzi tek ata që nuk i kanë ftuar.

Dhe ish-partnerët janë një ‘jo’ e madhe kur vjen puna tek të ftuarit e dasmave, kjo duke u nisur dhe nga historia që çiftet kanë pasur me ta, duke marrë parasysh edhe faktin që ata nuk janë më bashkë. Gjithsesi, një dhëndër ka ndarë zhgënjimin e tij ndaj reagimit të bashkëshortes së ardhshme, pasi i shprehu se dëshironte që ta zgjeronte listën e të ftuarve duke e ftuar ish-të dashurën e tij me të cilën ishte ndarë para tetë vitesh.

Burri anonim, vendosi që ta ndajë historinë e tij në rrjete sociale për të marrë këshilla nga të tjerët në lidhje me rastin në fjalë. Ai shkroi kështu:

Unë dhe e fejuara ime do të martohemi në fund të muajit tetor. Javën e kaluar filluam që të bëjmë një listë të të ftuarve tek të cilët do t’i dërgonim ftesat në fund të muajit. Unë jam jetim dhe familja e vetme që e kam është një kushëri i largët i cili nuk mund të vijë në Amerikë. I tregova të fejuarës sime se unë do të ftoja vetëm gjashtë njerëz. Një koleg pune, tre shokë, dy nga të cilët me partneret e tyre dhe ish-të dashurën time.

Por pa marrë parasysh faktin se ai i shpjegoi gruas së tij se ajo tani është e martuar dhe ka tre fëmijë, ajo refuzoi këtë dhe tha se nuk dëshiron që asnjëri nga ish-partnerët e tyre të jenë të ftuar në ditën që ajo thotë se u takon vetëm atyre të dyve. Epo, duket se pas kësaj rrjeti është ndarë ku një pjesë e komentuesve i kanë dhënë të drejtë gruas, e pjesa tjetër burrit, duke argumentuar se nuk ka asgjë të keqe në një histori tashmë të përfunduar…

Që nga momenti kur thoni “Po”, një pyetje e vogël mund të shfaqet në mendjen tuaj: “A do t’ia dalim?” Kjo nuk do të thotë se keni dyshime. Të gjithë njohim çifte që janë të ndarë dhe të dhënat për divorcin nuk janë premtuese. Megjithatë, të sapomartuarit vazhdojnë të thonë gjëra të tilla si “dashuria e jetës sime” dhe të bëjnë betimet e dasmës që përfshijnë premtime për të dëgjuar, besuar dhe plotësuar nevojat e njëri-tjetrit.

Pavarësisht kësaj, jo çdo çift do të qëndrojë së bashku. Sidoqoftë, imagjinoni nëse mund të parashikoni nëse ju dhe partneri juaj do të jeni së bashku 10, 20 ose 30 vjet nga tani? Vitet e hulumtimit nga Emma Seppala dhe Kim Cameron, sugjerojnë se në fakt ekziston një parashikues kyç i marrëdhënieve të suksesshme që qëndron mbi të tjerët dhe është më i rëndësishëm se personaliteti, tërheqja ose paratë. Ajo quhet energji pozitive relacionale.