Showbiz

Kur ish i dashuri të turpëron publikisht…sërish

Demi Lovato dhe Max Ehrich u ndanë pak ditë më parë teksa ishin në prag të martesës.

Aktori i komedisë i propozoi këngëtares bukuroshe vetëm 6 muaj pasi ata ishin lidhur. Ai ju ul asaj në gjunjë teksa ishin vetëm duke shijuar plazhin në Malibu dhe ishte pikërisht ky vendi ku ai e turpëroi Demin publikisht.

Që pas ndarjes, detajët e të cilit po i bashkangjisim këtu, Max e ka turpëruar vazhdimisht 28-vjeçaren me veprime të turpshme që duket se asaj po i rëndojnë shumë psikologjikisht.

Max ka shkuar në vendin ku i propozoi Demi Lovatos menjëherë pasi kishte punësuar një gazetar që ta ndiqte dhe t’i shkrepte disa foto. Aktori u shtri në rërë duke u shtirur si i mërzitur dhe i përlotur për të vënë lojë ish-partneren e tij.

“Atij jo vetëm që nuk ja ndjen për Demin por ka guximin ta lëndojë edhe më shumë duke inskenuar një moment dramatik ku shtiret sikur po qan për marrëdhënien e shkatërruar. Mbi të gjitha vendos të tallet në vendin ku i propozoi” -shkroi një komentues në Twitter duke i dalë në mbrojtje këngëtares.