Bota Botë e Çuditshme

Kur kënaqësia kthehet në dhimbje, një gruaje i nevojitet ndihma mjekësore pasi i ndodhi e papritura!

Kënaqësia e një ylli të aplikacionit TikTok u shndërrua në një dhimbje të vërtetë në të pasmet e saj, pasi u shpreh se i ngeci një lodër seksi dhe iu desh ta hiqte atë me ndihmë kirurgjikale. Gruaja, e cila në aplikacion mban emrin @sophzaloafs dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ndau historinë e saj horror… dhe madje postoi fotot e grafisë të vibratorit brenda trupit të saj.

Ylli i TikTok tha se gjërat dolën jashtë kontrollit kur ajo nisi të përdorte lodrën 8 centimerëshe dhe kur nuk mundi ta nxirrte, kërkoi ndihmë mjekësore. Ajo u shpreh se nuk mundi të shkonte në spital natën që ndodhi, kështu që u përpoq të flinte me vibratorin brenda, por lodra vazhdoi të lëvizte gjatë gjithë natës.

Kur shkoi në spital të nesërmen në mëngjes, ajo tha se mjekët u përpoqën që t’ia hiqnin dhe e vetmja mundësi ishte nëpërmjet një procedure kirurgjikale. Gruaja thotë se u zgjua nga operacioni duke parë vibratorin pranë saj në një qese plastike dhe për habinë e saj, vibratorit ende nuk i ishte mbaruar bateria.