Celebrities Showbiz

“Kur ndodhi kjo?” Edhe yjet e famshëm si Luke Wilson kanë komplekse me ‘plakjen’!

Aktori Luke Wilson po i afrohet ditëlindjes së tij të 50-të këtë shtator dhe nuk mund të ndihej më në panik se kaq. Wilson pranon se ditëlindjet e tij të kaluara nuk patën në të vërtetë ndonjë impakt tek ai, por përvjetori i tij i 50-të duket se është diçka krejt ndryshe.

30 vjetori nuk më interesoi. 40 vjetori nuk më interesoi. Unë thjesht i mora shtruar ato, por 50 vjetori? Nuk e di nëse po më kaplon plakja, por më dhemb trupi kur zgjohem në mes të natës dhe madje kam filluar të harroj emrat e njerëzve që njoh.

Ai shton se:

Pra, nuk e di. Pa dyshim që është një nga ato gjërat të cilat më bëjnë të mendoj: ‘Ah, pra kjo qenka periudha nga e cila rrjedh fjala krizë e moshës së mesme.’ Kam filluar të ndjej shumë panik lidhur me disa gjëra.

Wilson thotë se nuk ka folur me vëllezërit më të mëdhenj, Owen dhe Andrew lidhur me ditëlindjen e tij. Megjithatë, ai iu drejtua mikut të tij, lojtarit të tenisit, Pete Sampras, për disa këshilla.

Ai gjithashtu bën 50 vjeç në gusht. Ne ishim së bashku ditën e kaluar dhe po bënim një bisedë qesharake se sa të lodhur ishim dhe se përpiqeshim të qendronim në formë dhe se çfarë të hanim dhe menduam ‘Çfarë ndodhi? Kur ndodhi kjo gjë?’

Aktori tha gjithashtu se:

Pete është në formë të shkëlqyer dhe ende ushtrohet fizikisht. Më bën të ndjehem më mirë kur e dëgjoj atë teksa thotë se nuk e kupton se si ndodhi kjo gjë (plakja). Më duket si të ishte dje kur ishim bashkë në Los Angeles, apo kur ishim në Texas dhe xhiruam filmin tonë të parë.