Bota Botë e Çuditshme

Kur një mesazh i dërguar gabimisht nis një histori shumë emocionuese!

Në ngjarje aq sa e çuditshme, aq edhe shumë gazmore ka ndodhur në Arizona në Shtetet e Bashkuara. Një grua e moshuar, aksidentalisht i ka dërguar një mesazh për ta ftuar për ditën Falënderimeve personit të gabuar në vitin 2016, duke mos ditur se do ta kalonte këtë ditë kaq të shenjtë me të për të gjashtin vit rradhazi.

Në atë kohë, e moshuara nga Arizona, Wanda Dench, i dërgoi aksidentalisht një mesazh një të panjohuri, që mendonte se ishte nipi i saj, por rezultoi se ajo ia kishte dërguar gabimisht një djali adoleshentj, Jamal Hinton.

Në vend që të mos i shkruante më pasi ishte një situatë shumë e sikletshme për të , ajo bëri atë që do të bënte çdo gjyshe e vërtetë dhe i ofroi një vend në tryezën e shtëpisë së saj. Ata janë bërë familje që nga ajo kohë.

E moshuara: Darka e Falenderimeve do të mbahet në shtëpinë time në 24 Nëntor në orën 3 të pasdites. Më njofto nëse do të vini. Shpresoj t’ju shoh të gjithëve. Sigurisht kjo ftesë përfshin edhe Amanën dhe Justin.

Djali: Kush je ti? 

E moshuara: Gjyshja jote

Djali: Gjyshja? Mund të më dërgosh një foto?

E moshuara: Të kujt? 

Djali: Tënden

E moshuara: ( i dërgon një foto) Po, ja ku jam në punë.

Djali: (i dërgon gjithashtu një foto të tijën) Ti nuk je gjyshja ime. Por, a mundem të kem edhe unë një racion? 

E moshuara: Sigurisht që mundesh. Kjo është ajo se çfarë bëjnë gjyshet… i ushqejnë të gjithë.

Situata të tilla urojmë të ndodhin edhe te ne pak më shpesh…