“Oscars 2021” u mbajt këtë të hënë, në Los Angeles, ku të shumtë ishin artistët që morën çmime në kategori të ndryshme. Youn Yuh-jung, aktorja Koreano-Jugore fitoi çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor, për përformancën e saj në “Minari”.
Momenti kur ajo mori çmimin ishte aq emocionues, sa edhe komik. Aktorja e talentuar e mori çmimin nga Brad Pitt dhe reagimi i saj nuk duhet humbur.
Zoti Brad Pitt më në fund po njihemi. Ku ishit ju ndërsa ne po filmonim… -shprehet ajo teksa e kanë pushtuar emocionet.
Këtë moment të “Oscars 2021”, e kanë ripostuar shumë media, duke përfshirë edhe median mbretërore “HelloMag”.
Ajo reagoi si do të reagonim të gjithë ne po të takonim Brad Pitt. -shkruhet në postim.
Rikujtojmë, se të shumta kanë qenë momentet e “Oscars” të këtij viti, që konfuzuan një publik të tërë.