Celebrities Gossip Showbiz

Kur të shihni look-un e ri të Anxhela Peristerit do të thoni thjesht “Wow”

Anxhela duket se po eksperimenton me look-un e saj, me të cilin gjithashtu u dallua edhe në ‘Eurovision’. Ajo ra në sy për veshjen dhe pamjen e saj edhe nga mediat e huaja, duke u shpallur si një ndër të veshurat më bukur.

Së fundmi, pas performancës së saj atje me këngën “Karma” duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë, këngëtarja ka vendosur të na habisë me një ndryshim në look-un e saj. Ajo ka zgjedhur të presë flokët e gjata, duke i lënë deri tek supi.

Thonë se kur një vajzë pret flokët është gati për të ndryshuar jetën e saj. Po Anxhela mund të jetë duke ndryshuar diçka apo thjesht zgjodhi të eksperimentojë me një pamje të re?