Kuriozitete
Ben Duong nga Teksasi ka shënuar rekord të ri botëror Guinness me përfundimin e një gjysmë maratone për 1 orë, 21 minuta e 39 sekonda, ndërsa driblonte me top basketbolli.
Gjarpri më i madh në botë është zbuluar në pyjet tropikale të Amazonës. Anakonda është më pak se 8 metra e gjatë, peshon pothuajse 200 kilogramë dhe është konfirmuar zyrtarisht si një specie e veçantë.
Një biznesmen milioner në SHBA po pretendon se ka përdorur ChatGPT-në për të fituar 100 vakte falas nga McDonald’s. Ai pohoi se ka 9 muaj që e përdor këtë truk dhe deri më tani ka marrë 100 kupona nga restoranti.
Peter von Tangen Buskov nga Danimarka ka shënuar rekord të ri botëror për numrin më të madh të shkrepëseve të vendosura në hundë. 39-vjeçarit iu desh të fuste të paktën 45 fije në vrimat e hundës për të shënuar rekord të ri. Në vend që të ndalonte në 45, danezi vazhdoi duke vendosur edhe 23 fije të tjera, duke e rritur numrin në 68.
Një grua është burgosur pasi falsifikoi 17 shtatzëni gjatë 24 viteve, në mënyrë që të përfitonte pothuajse 111 mijë euro nga leja e lehonisë. Barbara Ioele, pretendoi në mënyrë të rreme se kishte pasur pesë fëmijë dhe 12 aborte ndërsa në bark kishte vënë jastëkë për të krijuar idenë se ishte shtatzënë.
Një mashtrues ende i panjohur arriti të bindë një bankë gjermane që t’i transferojë para duke i telefonuar dhe duke u prezantuar si drejtor i saj. Një burrë organizoi transfere të shpejta me vlerën mbi 180 mijë euro në llogaritë e huaja nga një bankë në Schwandorf.
Modeli i kullës Eiffel është konsideruar zyrtarisht si ndërtesa më e lartë në botë e krijuar me shkrepëse. Për ndërtimin e kullës 7.19 metra të lartë, francezit Richard Plaud iu deshën tetë vite, 706,900 shkrepëse dhe 23 kilogramë ngjitës.
Një vezë e kohës romake e gjetur disa vite më parë në qytetin Aylesbury në Anglinë qendrore u zbulua se përmban ende lëng. E bardha dhe e verdha e vezës janë kombinuar në një lëng, të quajtur ‘mućak’. Veza u gjet në një gropë të mbushur me ujë që përdorej për të prodhuar birrë dhe mund të jetë lënë atje midis viteve 270 dhe 300 pas Krishtit.
E lindur 36 vite më parë pa një barkushe në zemër, tani është bërë nënë e binjakëve. Ky është një nga 4 rastet e rralla në botë dhe i pari ka ndodhur në Itali. Lindja e binjakëve, të dy me peshë 1.4 kg, u bë me prerje cezariane pak ditë përpara datës së pritshme të lindjes.
Mes shkëmbinjve të thepisur malorë të mbushur me gjelbërim, qyteti Zhaotong, i vendosur në pjesën verilindore të provincës Yanjin në Kinë, është shpallur qyteti më i ngushtë në botë. Qyteti ndodhet në rrjedhën e sipërme të lumit Yangtze, është disashekullor dhe ishte një nga rrugët kryesore tregtare të njohura si “Rruga e mëndafshit”.
Frëngjishtja nuk është gjuha më seksi në botë. 6,000 njerëz nga Britania e Madhe, Franca, Spanja, Italia dhe Gjermania, si dhe SHBA, u pyetën të vlerësonin se cilat gjuhë përceptohen si “më seksi”, “më romantike” dhe “më pasionante”. Sipas sondazhit, italishtja u perceptua nga shumica si “më seksi”.
Kafeja më e shtrenjtë në botë prodhohet nga jashtëqitja e kafshës së quajtur “LUWAK”. Kafeja kushton deri në 1.000 dollarë për kilogram, në varësi të proceseve të prodhimit dhe cilësisë së saj.
Astronomët kanë zbuluar provat për ekzistencën e një oqeani të madh me ujë të lëngshëm nën sipërfaqen e akullt të hënës së vogël të Saturnit Mimas që duket si Ylli i Vdekjes nga “Star Wars”.
Rojet e një burgu të vjetër anglez po u ofrojnë çifteve mundësinë për një darkë në qeli, vetëm për 199 euro. Burgu pritet të shndërrohet në një restorant me menu shumë më të mirë se ushqimi normal në një burg. Të ftuarit mund të zgjedhin të darkojnë në qelitë e kriminelëve famëkeq si vrasësit e akuzuar Mary Blandy ose Anne Greene.
Një skulpturë dragoi e realizuar me rreth 38 mijë balona në një qendër tregtare në Hong Kong ka shënuar rekord të ri botëror. Dragoi 41.7 metra ka qenë pjesë e festimeve të Vitit të Ri kinez.
Një 57-vjeçar nga Holanda ka thyer rekordin botëror për pacientin me transplantin e zemrës më jetëgjatë. Bert Janssen ka jetuar për 39 vjet me zemrën e dhuruesit, të cilën e mori në spitalin Harefield në veriperëndim të Londrës në vitin 1984. Kjo arritje është njohur nga Rekordet Botërore Guinness.
Një paciente amerikane falë idesë së saj gjeniale mund të përfitojë nga implanti i parë i trurit, e aftë për të trajtuar dy gjendje; epilepsinë dhe çrregullimin obsesiv-kompulsiv. Amber Pearson vuan nga të dyja, por falë teknologjisë revolucionare mund të bëjë një jetë normale.
Një tifoz futbolli fluturoi më shumë se 12870 km nga Kina për të parë lojën e ekipit të tij të preferuar, por ndeshja zgjati vetëm 9 minuta. Shiu i dendur bëri që fusha të mbulohej nga uji, duke bërë që ndeshja të ndërpritej.
Juria e gjykatës në Michigan ka shpallur fajtore Jennifer Crumbley, nëna e cila dështoi të ndalonte djalin e saj që kreu një sulm me breshëri në një shkollë të mesme. Jennifer u bë prindi i parë që dënua penalisht për vrasjet masive që ka kryer fëmija i saj.
Shkencëtarët thonë se dhitë mund të bëjnë dallimin midis një zëri të lumtur njerëzor dhe një zëri të zemëruar. Dhitë kanë inteligjencë emocionale dhe janë gjithashtu në gjendje të përshtaten me praninë e njerëzve.
Një i moshuar festoi 100-vjetorin e lindjes në McDonald’s, të cilin e ka vizituar pothuajse çdo ditë prej 36 vitesh për të shijuar mëngjesin. Zan White nga Virxhinia Perëndimore shërbeu në Luftën e Dytë Botërore si mirëmbajtës i radarëve dhe ishte pjesë e klubit të pensionistëve që hanë jashtë.
Një limon ngjyrë kafe, i cili besohet të jetë 285 vjeçar, u shit në një ankand në Britaninë e Madhe për 1,416 paund. Limoni u gjet brenda një kabineti të vjetër të shekullit të 19-të.
Brazili është shtëpia e më shumë tempujve fetarë sesa spitaleve dhe shkollave së bashku. Në këtë vend ka 579 700 kisha, tempuj ungjillorë, sinagoga dhe qendra të feve afro-braziliane, për një normë mesatare prej 286 për 100 mijë banorë.
Një burrë është paraqitur para një gjykate i dyshuar për vjedhjen e 14 majmunëve. Majmunët me origjinë nga Amerika Qendrore dhe Jugore janë në të ashtuquajturën “lista e kuqe” e specieve të rrezikuara.
Patatet që vijnë nga ishulli i vogël francez Noarmoutie, në perëndim të Nantes janë më të shtrenjtat në botë dhe çmimi i tyre shkon deri në 500 euro për kilogramë. Ato rriten vetëm në tokën ishullore të Gjirit të Biskajës.
Një veteriner në Angli ka përdorur 24 litra Coca Cola për të ndihmuar një gomar të sëmurë i cili vuante nga impaksioni gastrik. Veterinari deklaroi se ai përdori Coca Cola për gomarin sepse kishte nevojë për kalori shtesë për të parandaluar dëmtimin e mëlçisë dhe veshkave.
Është hapur në Itali fabrika e parë e miellit të insekteve. Jose Francesco Ćani, drejtor ekzekutiv i Nutrinsekt, tha se një kapitull i ri në historinë e industrisë ushqimore është hapur. Ai ftoi gjithashtu Lolobrigidën, i cili po kërkon ndalimin e miellit të insekteve në Itali, të vijë dhe të shohë vetë se sa i shëndetshëm dhe ushqyes është ai.
Bateria e një telefoni mund të zgjas 94 ditë. Bëhet fjalë për modelin Oukitel WP19, i cili ka një kamerë 64 megapikselë gjithashtu edhe një kamerë infra të kuqe për natën me 20 megapikselë.
Vendkalimi më i ngarkuar i këmbësorëve në botë ndodhet në lagjen Shibuya të Tokios, i cili është shtëpia e shumë monumenteve, por edhe vendeve të kulturës moderne. Më shumë se dy mijë njerëz kalojnë nëpër vendkalimin e këmbësorëve në lagjen Shibuya në një interval “të gjelbër.
Dorëzimi i ushqimit zakonisht shoqërohet me makina, motoçikleta dhe biçikleta, por në Meksikë shoqërohet me kal. Korrierët janë të kënaqur me mënyrën kreative të dorëzimit të porosive.
Marc Hatch nga Britania e Madhe i ka dorëzuar gruas së tij faturën prej 821 euro, pasi kaloi gjashtë orë duke pastruar shtëpinë. Burri pretendonte që duhet të paguhej medoemos.
Amalie Olin Lundstad ka profesionin më të rrezikshëm në botë. E reja është eksperte e diplomuar në gaz dhe energji dhe punon si teknike në një nga platformat e naftës në mes të Detit të Veriut. Nga ky profesion kanë ndodhur rreth 4,000 aksidente dhe 1,654 lëndime.
16-vjeçari Aidan Grainger ka arritur një rekord të ri duke zgjidhur enigmën Megaminx për 31.4 sekonda. Megaminx është një enigmë me 12 faqe dhe 50 pjesë lëvizëse e cila funksionon në mënyrë të ngjashme me një rubikon. Shkathtësia e 16 vjeçarit e vendos atë si lojtarin e 9-të më të shpejtë në zgjidhjen e Megaminx.
Neuralink ka implantuar me sukses një nga çipat e saj të trurit me valë te një njeri për herë të parë. Rezultatet fillestare zbuluan pika premtuese të neuroneve ose impulse nervore dhe pacienti po shërohet.
Një djalë në Teksas lindi vetëm 27 javësh dhe peshonte vetëm 411 gramë. Ai ishte aq i vogël sa unaza e martesës së të atit i përshtatej kyçit të dorës si byzylyk. Një në 10 foshnja në SHBA lindin para kohe, para javës së 37-të.
Kirurgët dhe shkencëtarët kanë zhvilluar testin e parë të gjakut në botë për tumorin në tru që sipas ekspertëve mund të revolucionarizojë diagnozën, të përshpejtojë trajtimin dhe të rrisë normat e mbijetesës.
Një shtëpi e ndërtuar në pemë është kthyer në klasën më të lartë në botë. Ajo është vendosur në një pemë dhe qëndron 32 metra lart në mbulesën e pyjeve tropikale të Amazonës. Kjo shtëpi është ndërtuar nga dru i qëndrueshëm marrë nga pemët e rrëzuara në Amazonë. Në të ka energji diellore dhe internet satelitor me shpejtësi të lartë.
Një numër në rritje i njerëzve dhe kafshëve shtëpiake po ngrihen në laboratorë kriogjenikë, me shpresat që një ditë të kthehen në jetë nga shkenca. Kjo është e përballueshme për një person mesatar duke filluar nga 28,000 dollarë, e cila zakonisht paguhet përmes sigurimit të jetës.
Një grua polake kaloi 3 orë, 6 minuta dhe 45 sekonda duke qëndruar në një kuti të mbushur deri në qafë me akull dhe kështu arriti të vendos një rekord botëror Guinness.