Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Kurrë nuk shëndoshen, arsyet se përse vajzat koreane janë gjithmonë në formë të mirë fizike!

Raporti i fundit i OBSH tregon se obeziteti është në rritje. Mbipeshën e vuajnë edhe më shumë gratë, por ky shqetësim nuk ekziston aspak për vajzat nga Koreja e Jugut. Kur bëhet fjalë për dieta për të pasur një fizik të shëndetshëm, vajzat nga Koreja e Jugut janë në vendin e parë. Por, si ja dalin ato të jenë gjithmonë në formë të mirë fizike?

Ato konsumojnë rrallë ushqime të shpejta, konsumojnë shumë çaj, pasi është një nga pijet më të shëndetshme në botë, shumë larg atyre me gaz që konsumohen në botën perëndimore. Konsumojnë shumë ushqime deti, shumë perime, ecin shumë, nuk e ekzagjerojnë me ëmbëlsirat, shmangin ushqimet e përpunuara dhe nuk konsumojnë shumë bukë.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se drithërat e mëngjesit, pijet e gazuara dhe kofshat e pulës rrisin rrezikun e një gjendjeje të dobët të stomakut, ka zbuluar një studim. Studiuesit kanadezë zbuluan se njerëzit që hanë shumë ushqime të përpunuara kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Crohn. Dy vjet të dhëna nga më shumë se një milion njerëz zbuluan rreziqet pas ushqimeve tona të preferuara.

Një studim i fundit ka zbuluar se, vaktet e gatshme dhe buka e bardhë rrisin rrezikun e kancerit. Ushqimet e përpunuara mund të rrisin shanset për sëmundje edhe nëse keni peshë të shëndetshme, kryesisht kancerin ovarian dhe tumoret e trurit. Ushqime të tjera ultra të përpunuara përfshijnë proshutën, patatet e skuqura, drithërat e mëngjesit, ëmbëlsirat dhe çokollatën.