Design

Kursejnë hapësirë dhe janë të sigurta, njihuni me krevatet perfekte për fëmijët tuaj!

Krevatet me kate, për shkak se zënë më pak hapësirë, janë një zgjedhje shumë e parapëlqyer në rregullimin e dhomave të fëmijëve. Edhe pse shumë prindër kanë frikë për sigurinë e vogëlushëve të tyre, sot këto krevate janë më të sigurta se kurrë dhe nëse i bëni sipas masës janë më të bukura se kurrë.

Nëse dhoma e fëmijëve është e vogël, ndërsa ajo ndahet gjithashtu nga dy ose më shumë fëmijë të vegjël, një krevat me kate është një mundësi e pashmangshme. Nëse vendosni t’i bëni sipas masës, mund të krijoni një pamje me të vërtetë origjinale të dhomës dhe fëmijët do të kënaqen. Detajet siç është një perde që banuesit e rinj mund të vënë për një ndienjë intimiteti janë gjithmonë një detaj i mirëpritur, ashtu si edhe raftet që do t’i zëvendësojnë komodinat.

Duke mos pasur një shtrat shtesë në pjesën e poshtme, por mbi shtratin tjetër, ju kurseni shumë hapësirë. Kjo është shumë e dobishme në dhomat e fëmijëve, duke marrë parasysh që fëmijët gjithashtu përdorin dhomën për të mësuar, luajtur, fjetur, shoqëruar me miqtë dhe më shumë.

Krevatet me kate janë gjithashtu një zgjedhje e mirë kur fëmijët nuk ndajnë dhomën, pasi kjo gjithashtu kursen hapësirë. Nën shtratin e ngritur mund të vendoset një hapësirë pune, dollap ose ndonjë hapësirë lojërash. Së fundmi, është e rëndësishme të dimë se mungesa e hapësirës nuk duhet të jetë një faktor kufizues, por një nxitje për krijimtari.

Rikujtojmë, se vera është koha perfekte për tarracën. Ndërkaq, me disa ‘hile’ të thjeshta dhe jo shumë shpenzime, ju mund të transformoni plotësisht hapësirën tuaj të ballkonit.