Rajoni

Kurti: Kosova nuk do të hyjë në një luftë të tretë ballkanike për bashkimin me Shqipërinë!

Albin Kurti deklaron se Kosova nuk do të hyjë në një luftë të tretë ballkanike për bashkimin me Shqipërinë. Lideri i Vetvendosjes theksoi në një intervistë për revistën politike të Oxfordit se Kosova duhet ta ketë të drejtën e referendumit. “Serbët, boshnjakët e të tjerë janë qytetarë të Kosovës, por kur Serbia dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, atëherë Kosova është shtet i dobët për t’u konfrontuar me hegjemoninë e Serbisë. Ne duam të drejtën e referendumit”, tha Kurti.

Kandidati për kryeministër tha se nuk është i gatshëm që të hyjë në dialog për të kompensuar Serbinë, sipas tij për humbjet në Kosovë, pasi pavarësia e vendit ishte një e drejtë e kombit shqiptar. “Lotët në fytyrën e Vuçiçit nuk janë lot të serbëve të zakonshëm por lot të Serbisë si shtet që e ka humbur Kosovën. Negociatat në dialog janë diçka që njerëzit duhet të jenë përfitues, dhe jo politikanët. Ne duhet të ndihmojmë njerëzit”, tha Kurti.

Deklaratat e ish kryeministrit të Kosovës vijnë pas përplasjeve në distancë mes Haradinajt dhe Vuçiç, në lidhje me krijimin e Shqipërisë së Madhe.