Rajoni

Kurti: Marrëveshja duhet zbatohet, më 4 prill takimi i radhës!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën konfirmoi takimin e radhës ne Bruksel qe do të mbahet më 4 prill.

Megjithatë, ai tregoi se nuk do te jetë takim mes tij e presidentit Vuçiç.

“Ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar. Pra ka marrëveshje, ekziton marrëveshja, ajo është shumë e qartë dhe publike për të gjithë”,-tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kurti bëri me dije po ashtu se cfarë do të diskutohet në këtë takim, duke shtuar se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi dhe jo të copëtohet.

“Së pari marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, nuk ka mundësi që një pjesë të zbatohet e një pjesë jo. Ashtu si nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes, apo të aneksit të zbatimit, ashtu nuk mund të ketë një zbatim të njëanshëm të marrëveshjes, prandaj nuk duhet ta copëtojmë atë”, -tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës theksoi se çfarë është urgjente nga marrëveshja e Ohrit. Po ashtu Kurti pati një kërkesë për gazetarët.

“Nuk keni nevojë të vendosni një deklaratë apo prononcim publik të dikujt mbi tekstin e marrëveshjes bazë apo të aneksit të zbatimit”, -tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Me 4 prill do të takohen dy kryenegociatoret, Besnik Bislimi nga pala kosovare dhe Petar Petkoviç nga pala serbe.