Bota

Kurti në Slloveni: BE bëri padrejtësi ndaj Kosovës për vizat, 5 vendet të njohin pavarësinë e shtetit tonë.

Kryeminisri i Kosovës Albin Kurti dha një prononcim për mediat pas mbërritjes në Brdo të Sllovenisë ku po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Kurti tha se Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave, megjithatë ai deklaroi se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tonë që vuajtën shumë.

Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi si projekti më i rëndësishëm politik dhe proces historik i paqes dhe prosperitetit që ng aLufta e Dytë Botërore.

Kurti ka folur edhe pesëshen mosnjohëse të BE-së, të cilat i ftoi t’i bashkohen vendeve të tjera të BE-së dhe ta njohin pavarësinë e Kosvoës.

Ai u pyet nëse në një rast të tillë kthimi kah Rusia dhe Kina është një mundësi për Kosovën.

Natyrisht që jo. Ne asnjëherë nuk e kemi marrë as edhe një vaksinë të vetme nga Rusia ose Kina. BE-ja është fati jonë dhe Evropa është kontinenti jonë, ka deklaruar ai.