Celebrities Music Showbiz

Kush do të jenë yjet që do të performojnë në “Billboard Music Awards 2022”?

Tashmë është bërë i ditur edhe grupi i parë i artistëve që do të performojnë në “Billboard Music Awards” këtë vit. Finalistet Megan Thee Stallion, Latto dhe Rauw Alejandro si dhe Red Hot Chili Peppers, Burna Boy do të ngjiten në skenë Grand Garden Arena të Las Vegasit të dielën, më 15 maj për “Billboard Music Awards 2022”. Këtë e kanë zbuluar ekskluzivisht disa burime për PEOPLE.

Pasi fitoi çmimin e reperes më të mirë në ceremoninë e vitit të kaluar, Megan Thee Stallion do të bëjë përsëri debutimin e saj me një super performancë në BBMA 2022, ku ajo është nominuar edhe një herë për artisten më të mirë femër. E nominuar në të njëjtën kategori është edhe reperja dhe interpretuesja Latto, kënga e të cilës “Big Energy” së fundmi u bë hiti i parë i ‘Billboard Hot 100 top-10’ dhe nga i cili u krijuan edhe disa remix me yje si Mariah Carey dhe DJ Khaled.

Performanca e Alejandro do të shënojë gjithashtu debutimin e këngëtarit nga Puerto Riko në BBMA, i cili është në garë për katër çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij viti, konkretisht si artisti më i mirë latin, artisti më i mirë mashkull latin, Albumi më i mirë latin për “VICE VERSA” dhe kënga më e mirë latine për “Todo De Ti”.

Burna Boy nuk është nominuar në ceremoni, por superylli global me origjinë nigeriane do të performojë në BBMA këtë vit për herë të parë, pas marrjes së çmimit për albumin më të mirë në “Grammy 2022″.

Pas publikimit të albumit të tyre të 12-të në studio “Unlimited Love”, Red Hot Chili Peppers do të rikthehet në skenën e BBMA-së për të performuar për herë të parë që nga viti 1999, kur grupi performoi një remix të “Scar Tissue” nga albumi i tyre “Californication” me Snoop Dogg.

Grupi i bashkohet performueses së shpallur më parë Mary J. Blige, e cila do të marrë çmimin e lakmuar “Icon” dhe do të ngjitet në skenë për të kënduar gjatë shfaqjes. Ndërkohë që interpretuesit dhe prezantuesit e tjerë të “Billboard Music Awards 2022” do të shpallen shumë shpejt.