Celebrities Gossip Showbiz

Kush ‘e mori mësysh’? Einxhel Shkira zbulon çfarë i ndodhi menjëherë pas pushimeve!

Si një nga ish-konkurrentet më të forta e më të përfolura të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira është komentuar shumë për natyrën e saj të ftohtë, për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz e shumë e shumë situata të tjera.

Së fundmi çifti sapo është kthyer nga pushimet dhe duket se pas këtyre ditëve që kanë ndarë me ne foto dhe video të lumtur së bashku ‘dikush i ka marrë mësysh’, pasi Einxhel është sëmurur dhe këtë na e ka bërë me dije vetë bukuroshja me anë të një ‘Instastory’, ku ka treguar termometrin dhe shkruan:

Aaa po vazhduam kështu nuk do postoj më.

 

 

Së fundmi syri ynë kritik ka kapur disa detaje që na shtyjnë të mendojmë se bukuroshja mund të jetë në pritje të ëmbël. Fillimisht, dyshimet nisën nga postimet e saj gjatë pushimeve më të fundit me DAGZ ku gjithmonë përpiqet të mbulojë barkun me diçka ose poston vetëm ‘video selfie’.

Më pas, një koment i Trixa-s ishte ‘qershia mbi tortë’ ku në një koment shumë ngacmues për çiftin ajo ka përmendur fjalën bebe, shoqëruar me disa ’emoji’ shumë provokues.  Më herët në ‘Wake Up’ dyshja kanë treguar se janë gati për t’u bërë prindër, ndaj për ta mund të ketë ardhur momenti tanimë.