Botë e Çuditshme Lifestyle Travel

Kush e viziton ndërron jetë një vit më pas, ju prezantojmë me kështjellën e “mallkuar”!

Është një fakt i konstatuar në vite që ekziston një kështjellë që nëse e viziton, fiks pas një viti ose do ndërrosh jetë, ose do të kesh fatkeqësi. Bëhet fjalë për kështjellën ‘Zvikov’ në Republikën Çeke. Ajo daton që nga shekulli i 13-të dhe është e vendosur në qendër të vendit midis dy lumenjve të mëdhenj, Vltava dhe Otava. Pamja e saj është mahnitëse dhe tepër joshëse për t’u vizituar, megjithatë disa legjenda të frikshme e rrethojnë këtë vend.

Aty thuhet se endet shpirti i zonjës që ka banuar në këtë kështjellë më përpara, e po ashtu në themelet dhe bodrumet e saj shumë turistë kanë treguar se mund të dëgjosh të qara dhe vajtime rrëqethëse gjatë natës. Një tjetër rast i frikshëm është se çdokush që ka marrë guximin për ta vizituar ka ndërruar jetë një vit më vonë, fiks në të njëjtën datë kur kishte vizituar kështjellën. Këto histori kanë bërë që ky vend të mos ketë shumë vizitorë, edhe pse kurioziteti për ta parë nga afër është i madh. Për ata që guxojnë, le ta provojnë!

Ndërkaq, në vitin 2022, jeta na dha kohë për të reflektuar. Jeni në kohë për të bërë një bilanc. Në këtë artikull do të njiheni me 7 nga arratisjet më mbresëlënese në shkretëtirë për një eksperiencë të pazakontë. Jeni gati?! Ah, mos harroni! Përpara se të rezervoni një dhomë hoteli duhet që të keni parasysh disa elemente, në mënyrë të tillë që të kaloni sa më mirë gjatë qëndrimit tuaj në atë vend.

Martin Seeley, ekspert i gjumit në ‘MattressNextDay’, thotë se kur të rezervoni dhomën tuaj të hotelit, merrni parasysh të kërkoni një dhomë që është në një kat të lartë, pasi në këtë mënyrë keni më pak gjasa të shqetësoheni nga zhurmat e rrugës ose zhurmat që vijnë nga hoteli.