Celebrities Gossip Showbiz

Kush është djali misterioz që Kejvina i tha “të dua” në Instagram?

Kejvina Kthella është një ndër modelet më seksi në vendin tonë edhe pse së fundmi nuk ka qenë më aktive me intervista apo televizion. Megjithatë, në Instagrami-n e saj, Kejvina poston vazhdimisht fotografi shumë sensuale dhe provokuese.

E për një bukuroshe si Kejvina, kurioziteti nëse është apo jo në një lidhje është i madh. Shpeshherë është dyshuar dhe është përfolur për këtë pjesë, megjithatë asgjë nuk është bërë publike. Veprimi i fundit i modeles na habiti shumë. Pak minuta më parë, Kejvina ka postuar një ‘selfie’ të një djali misterioz dhe ajo që na çuditi është dedikimi i dashurisë:

Të duaaaa

Ndoshta djali në foto mund të jetë ndonjë familjar apo mik i ngushtë i Kejvinës, megjithatë ndoshta bukuroshja mund të ketë zgjedhur të zbulojë dhe njeriun e zemrës.

Nuk është hera e parë që modelja bën një veprim të tillë, pasi dhe pak kohë më parë, ajo publikoi një Instastory ku shfaqej bashkë me partnerin e saj nga pushimet në Dubai, duke u siguruar që mos t’i zbulojë portretin.

Pak ditë më parë, Kejvina reagoi ndaj lajmit për abuzimin e 17-vjeçares nga Fushë-Kruja nga 6 persona. Teksa ka postuar në Instastory titullin e lajmit, bukuroshja ka shkruar:

Jeni plehra të neveritshëm. Ju jeni mbështetësit e parë të këtyre plehrave. E keni mendjen të vidhni jo të bëni punën tuaj! Zoti ju vraftë! 

E duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer një prej ndjekësve të modeles, i cili e ka ofenduar atë rëndë në mesazhe dhe këtë gjë e ka bërë publike vetë Kejvina duke ju kundërpërgjigjur e revoltuar:

Goca duhet të jeni të ndershme që mos t’ju përdhunojne sipas këtij burrit të nanës vet.