Celebrities Gossip Showbiz

Kush është djali që po e shoqëron Megi Pojanin në pushimet e saj në Turqi?

Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Ethet e finales ishin shumë të forta, të gjithë ishim kuriozë të zbulonim se kush do të ishte çifti i cili do të fitonte kupën dhe çmimin e madh. Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha.

Mirëpo dhe konkurrentët e tjerë finalistë u përfolën shumë në media, nisur nga lidhja romantike e krijuar nga Elhaida me Ledianin dhe jo pak u komentua miqësia e ngushtë që lindi mes Megit dhe Jurgenit. Këtë na e kishin vërtetuar në momentin kur dyshja ‘gdhendën’ në trupat e tyre numrin 10 me të cilin përfaqësohej çifti në ‘DWTS’. 

Megjithatë edhe pas përfundimit duket se raporti i tyre i ngushtë nuk ka ndryshuar aspak dhe këtë na e kanë treguar me një udhëtim që Megi dhe Jurgen kanë bërë së fundmi në Turqi, teksa nuk na i kursejnë aspak momentet e bukura mes tyre.

Rikujtojmë se pas përfundimit të ‘DWTS’ ku Megi arriti të jetë finaliste, tanimë bukuroshja është angazhuar si prezantuese në ‘Big Brother VIP Fan Club’ ku mund ta shohim live të dielën, ora 12:45.