Celebrities Fashion Showbiz

Kush është fenomeni Emma Raducanu dhe çfarë lidhje ka ajo me ‘Dior’?

Së fundmi Emma Raducanu është në rrugë të drejtë për t’u bërë një nga yjet më të mëdhenj të botës së tenisit dhe kjo mesa duket u arrit brenda një nate. Së pari, ishte ngjitja e saj emocionuese në raundin e katërt në ‘Wimbledon’ këtë verë. Më pas, sigurisht, ishte performanca e saj befasuese në ‘US Open’ në muajin shtator, ku ajo mori trofeun më të mirë në një fitore rekord.

Së fundi, pas këtyre fitoreve jashtëzakonisht mbresëlënëse, nuk kaloi shumë kohë para se bota e modës ta thërriste dhe Raducanu u regjistrua për t’u bërë ambasadore e ‘Tiffany & Co’.

Megjithatë, sot, atletja 18-vjeçare britanike po bën hapin e saj më të guximshëm në botën e modës, me njoftimin se do të jetë ambasadorja më e re në shtëpinë e madhe të ‘Dior’ për koleksionet e veshjeve të grave të Maria Grazia Chiuri dhe do të jetë imazhi i markës.

Oferta për kujdesin e lëkurës dhe grimin do të jetë e mbikëqyrur nga Peter Philips. Nuk është për t’u habitur sepse gjithçka mendohetse filloi me fustanin që Raducanu zgjodhi të vishte në premierën e ‘Bond’. Një fustan i cili i përkiste linjës së perandorive të frymëzuar nga Greqia, nga koleksioni i markës të vitit 2022. Raducanu ka treguar për ‘Vogue’ se rrëshqiti në fustan për herë të parë.

U ndjeva jashtëtokësore! Të jesh në gjendje të veshësh një fustan si ai i bërë me gjithë magjinë në atelietë e ‘Dior’ ishte një përvojë krejtësisht unike. Qëndisja e detajuar ishte e jashtëzakonshme dhe isha shumë e nderuar që mora pjesë në premierën time të parë të filmit.

Në lidhje me pjesën e zgjedhjes si një ambasadore ajo ka shpjeguar se:

Puna e Maria Grazia-s i fuqizon gratë të ndihen të sigurta në modelin ikonik të ‘Dior’-it, i cili mendoj se është shumë unik. Sinqeriteti i qasjes së saj dhe mënyra se si ajo i kthen shfaqjet në ngjarje kolektive dhe kuptimplotë padiskutim ndikuan tek unë në zgjedhjen time.