Celebrities Fashion

Kush është stilisti misterioz i cili fshihet pas shtëpisë së njohur të modës “Maison Margiela”?!

Shumë njerëz e njohin shtëpinë e modës “Maison Margiela”, por shumë pak krijuesin e saj, Martin Margiela. Veshjet e tij janë të veçanta për shkak të vëmendjes së shtuar ndaj detajeve. Ai mendon për gjithçka, nga mansheta e një xhakete, deri tek lartësia dhe gjerësia e shpatullave. Konsiderohet i pari stilist, i cili duke ripërdorur dhe modifikuar veshjet ekzistuese realizoi krijime të reja.

Shija për modën

Martin Margiela lindi në 1957 në qytetin belg Genk. Kur ishte adoleshent shkonte në tregun e rrobave të përdorura dhe me to krijonte stilin e tij. Martin e mori shijen e parë të modës teksa shihte një shfaqje televizive të Paco Rabanne.

Sapo pashë dizajnet e tyre mendova: ata po bëjnë atë që dua të bëj në jetë.

Jokenvencional

Nisi të punonte si asistent i Jean Paul Gaultier, por u largua pas dy vitesh duke krijuar me bashkëshorten dhe partneren e tij në biznes markën “Maison Martin Margiela”. Ai nuk ishte i fiksuar pas bukurisë tradicionale, adhuronte femrat me hundë të madhe dhe zgjidhte modele me pamje jokonvencionale.

Drejtor i Hermès

Edhe pse kishte markën e tij, ai ishte Drejtori Kreativ i shtëpisë së modës ‘Hermès’, duke krijuar veshjet e luksit. Edhe pse shumicën e kohës ishte në qendër të kritikave për shkak se puna e tij nuk përputhej me shijet e klientëvë tradicionalë të ‘Hermès’, të cilët mendonin se puna e Martinit ishte shumë e çuditshme.

 

Çizmet Tabi

Marka e tij u karakterizua nga rebelizmi. Modelet e pazakonta të çizmeve Tabi edhe pse fillimisht u konsideruan aq të çuditshme sa nuk mund t’i blinte njeri, ato ishin një stil krejt ndryshe duke u kthyer në ikonën e aksesorëve. Arsyeja e krijimeve të rralla të Margiela ishte sepse karakterizohej nga stili dekonstruktiv.

Riciklimi

Margiela i shndërronte plehrat në thesar. Ai ricikloi veshjet e tij duke i përshtatur për koleksionet e reja. Përdorte materiale të lira dhe shpesh vendoste në shalle apo pallto zbukurime nga pema e Krishtlindjes. Ai prodhoi koleksione të mahnitshme artizanale të qepura me dorë, si doreza të vjetra apo kravata të hedhura.