Celebrities Gossip Showbiz

Kush janë dy personazhet VIP që kanë nisur një romancë në Kepin e VIP-ave?

Olsa Muhameti ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nisë sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe se xhirrimet tashmë kanë përfunduar.

“Kepi i Vip-ave” nis transmetimin këtë të diel në ekranin e Top Channel. Autorja Olsa Muhameti, e ftuar sot në “Ftesë në 5” zbuloi disa nga momentet më pikante të “Kepit të Vip-ave”. Olsa tregoi se dy personazhe VIP kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve. Por se kush është çifti më i ri i showbiz-t duhet të ndjekim të gjitha episodet që nisën këtë fundjavë transmetimin.

Ka shumë thashetheme, ka shumë fjalë…

Të gjithë kemi qenë në pritje të nisjes së aventurave të çmenduara të 8 VIP-ave dhe më në fund e kemi një datë. Ditën e sotme me anë të një promo-je për emisionin është zbuluar se “Kepi i VIP-ave” do të nisë këtë të diel në datën 2 Korrik.