Celebrities Live From Tirana

Kush janë yjet e njohur që kryesojnë “Social Top 5” këtë javë?!

Si çdo javë në emsionin e “Live From Tirana” ditën e premte kemi edhe rubrikën shumë të dashur për ju e cila quhet “Social Top 5”. Normalisht që gjatë gjithë ditës ne jemi shumë aktivë në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për Instagram-in. Lidhur edhe me zhvillimet më të fundit jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, në këtë rubrikë monitorohen personazhet të cilët kanë arritur që të shtojnë më shumë ndjekës gjatë javës.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë javë ku në fokus kanë qenë VIP-at e “Big Brother”, i cili edhe pse ka mbaruar ende vazhdon të diskutohet. Ja se cila është renditja e personazheve shqiptarë por edhe atyre të huaj të cilët kanë shtuar më shumë ndjekës këtë javë.

Personazhet Shqiptarë

5. Në vendin e pestë ndodhet artistja Fifi, e cila këtë javë ka shtuar 5 mijë ndjekës.
4. Sarah Berisha, blogerja bukuroshe ka shtuar më shumë se 10 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram.
3. Arbana Osmani, moderatorja e njohur e fenomenit “BBV” këtë javë ka shtuar 11 mijë ndjekës.
2. Bukuroshja Beniada Jakic këtë javë ka shtuar më shumë se 14 mijë ndjekës.
1. Artisti i njohur Ylli Limani këtë javë ka shtuar gjithashtu më shumë se 14 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj

5. E dashura e re e Kanye West, e cila është cilësuar edhe si sozia e Kim Kardashian,Chaney Jones këtë javë ka shtuar 135 mijë ndjekës.
4. Në vend të katërt ndodhet modelja Irina Shayk. Ajo ka shtuar 2 milion e 700 mijë ndjekës.
3. Bella Hadid ndodhet në vendin e tretë sepse këtë javë ka shtuar 2 milion e 800 mijë ndjekës.
2. Artistja e njohur Rihanna e cila është edhe në pritje të ëmbël ka shtuar 3 milion ndjekës.
1. Në vendin e parë për këtë javë ndodhet modelja e njohur në të gjithë botën, Kendall Jenner e cila ka shtuar më shumë se 4 milion ndjekës.