Celebrities

Kush janë yjet që kryesojnë listën e “Social Top 5” këtë javë!

Ngjarjet e ndodhura së fundmi kanë arritur që gjithmonë e më shumë të vendosin në fokus personazhet e njohur. Nuk bëhet fjalë vetëm për personazhet shqiptarë por edhe për ata të huaj të cilët dita-ditës  po marrin vëmendjen e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale. Epo edhe kjo gjë nuk ka si të shpëtojë sepse është pikërisht një nga rubrikat e preferuara të emisionit “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5” që ka nën vëzhgim të gjithë të famshmit.

Nuk ka si të mungojë kjo rubrikë e cila na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ne ju njohim me ecurinë e ndjekësve në rrjetin social Instagram në llogaritë e personazheve të njohur brenda shtatë ditëve. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë

5. Në vendin e pestë qëndron banori i “BBV” dhe njëkohësisht aktori, Donald Veshaj, i cili këtë javë ka arritur 199 mijë ndjekës.
4. Bukuroshja Beatrix Ramosaj këtë javë ka arritur që të numërojë plot 571 mijë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram.
3. Enxhiel Shkira ndodhet në vendin e tretë për këtë javë edhe pse numëron mbi 171 mjë ndjekës.
2. Moderatorja e njohur Bora Zemani, këtë javë ka arritur që në rrjetin e saj social Instagram të fitojë mbi 997 mijë ndjekës.
1. Në vend të parë, nuk ka si mos të jetë bukuroshja Beniada Jakic, e cila ka arritur të fitojë zemrat e të gjthëve me çiltërsinë e saj. Këtë javë ajo ka arritur të ketë 228 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj

5. Pete Davidson ndodhet në vendin e pestë me 594 mijë ndjekës.
4. Në vendin e katërt qëndron Julia Fox me 882 mijë ndjekës, ajo ka arritur që të marrë vëmendjen e të gjithëve pas lidhjes së saj me Kanye Ëest.
3. Bukuroshja Megan Fox tashmë ka arritur që të ketë 18.1 milion ndjekës, pasi “thyeu” rrjetin me propozimin për martesë nga Machine Gun Kelly.
2. Në vend të dytë ndodhet Kim Kardashian me plot 279 milion ndjekës.
1. Miliarderja Kylie Jenner ka arritur që të jetë në krye të “Social Top 5” edhe për këtë javë me plot 301 milion ndjekës.