Celebrities Live From Tirana

Kush ka kryesuar “Social Top 5” e kësaj jave? Cilët janë yjet që preferohen nga ndjekësit?

Rubrika më e dashur dhe një ndër më të ndjekurat është ajo e “Social Top 5”, vjen çdo të premte, pjesë e emisionit “Live From Tirana”.

Siç do javë njihemi me personazhet që kanë fituar më shumë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Sigurisht që Top 5 mbartin shumë supriza të bukura, me yje të rinj që i janë bashkuar listës së më të ndjekurve, por ka dhe disa të tjerë që nuk kanë ndryshuar pozicionin e tyre. Një renditje shumë dinamike kjo e kësaj jave, me personazhe që nuk i prisnim të bëheshin pjesë.

Gjithsesi, pa humbur kohë, le të shohim renditjet e yjeve…

Ndër yjet shqiptarë, këta janë ata që kanë fituar më shumë ndjekës:

5- Marina Vjollca është rritur me 1 mijë ndjekës.

4- Arjola Demiri kalon në vend të katërt pasi ka shtuar 1 mijë ndjekës.

3- Genta Ismajli i bashkohet “Top 5”, në vend të tretë me 1 mijë ndjekës të fituar.

2- Arbana Osmani këtë javë në vendin e dytë, ka shtuar 2 mijë ndjekës.

1- Dhe listën e kryeson Dj PM, i cili ka pësuar një rritje prej 2.4 mijë ndjekës.

Nga ana tjetër kemi yjet e huaj, këta janë ata që kanë shtuar më shumë ndjekës gjatë javës:

5- Modelja, Gigi Hadid, ka shtuar 1.2 milion ndjekës.

4- Në listë hyn Camila Cabello, e cila ka shtuar 1.7 milion ndjekës.

3- Kim Kardashian qëndron në vend të tretë me 2 milion ndjekës të fituar.

2- Këngëtari i njohur, Shawn Mendes renditet në vend të dytë me 2 milion ndjekës të shtuar.

1- Vendin e parë e zë artistja, Adele, pasi ka shtuar 2.8 milion ndjekës.