Celebrities Gossip Live From Tirana

Kush ka marrë e kush ka humbur më shumë ndjekës nga personazhet e famshëm në Instagram?!

Çdo të premte, në emisionin “Live From Tirana” vjen rubrika më e dashur për të apasionuarit e Instagramit, “Social Top 5”, e moderuar nga bukuroshja Ksenja Shoshaj, ku për këtë javë kemi shumë të papritura.

Të gjithë jemi pak kurioz se cilët personazhe preferohen më shumë nga publiku e cilët jo…

Këtu do të njihemi me VIP-at shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë rrëmbyer më shumë ndjekës gjatë kësaj jave, si dhe arsyet se përse ka ardhur kjo rritje e ndjeshme e shifrave të ‘followers-ve’.

Gjithashtu, do të zbulojmë dhe personazhet shqiptarë, të cilët kanë humbur ndjekës masivisht.

Personazhet shqiptarë:

5. Don Xhoni ka shtuar 2K ndjekës.
4. Modelja, Oriola Marashi, qëndron në vendin e katërt pasi ka shtuar 3K ndjekës.
3. Flori Mumajesi hyn në renditje në vendin e tretë, ai ka shtuar 5K ndjekës.
2. Jasmin Kadriu, është ulur në renditje pas shumë javës që ka kryesuar, pasi ajo ka shtuar 7K ndjekës.
1. Në vend të parë është Antonela Berishaj, të cilës i janë shtuar 8K ndjekës.

Personazhet e huaj:

5. Jennifer Lopez, i bashkohet listës së “Social Top 5”, pasi ajo ka shtuar 1M ndjekës.
4. Beyonce gjithashtu ka shtuar 1M ndjekës për këtë javë. Ku së fundi ajo ka postuar disa foto, ku shfaqej e veshur me të zeza dhe mund të shihni linjat e saj perfekte.
3. Dua Lipa, këngëtarja që rrëmbeu dy çmime në “Brits”, ka shtuar 1.4M ndjekës gjatë këtyre shtatë ditëve.
2. Kim Kardashian, i janë shtuar 2M ndjekës. Një gjë e tillë ka ndodhur pasi ajo publikoi disa foto duke treguar format e saj trupore.
1. Selena Gomez, vijon të qëndrojë në fron edhe për këtë javë. Ajo ka shtuar 2M ndjekës. Duket se fushata e saj për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet mendore ka tërhequr shumë vëmendje dhe është vlerësuar nga fansat.

Personazhet shqiptarë që kanë humbur më shumë ndjekës:

2. Sara Malaj, ka pësuar rënie të numrin të ndjekësve me 1K. Kjo mendohet të ketë ndodhur për shkak të romancës së saj me Atdhe Xharavina.

1. Ledjana Prenga, menaxhon tashmë dy llogari në Instagram, por ajo vijon të pësojë rënie në ndjekës. Këtë herë me 6K.