Celebrities

Kush kryeson listën e “Social Top 5” për këtë javë?

Duke qenë se jemi edhe në sezonin e fesatve dhe pak ditë na ndajë nga viti i ri dhe shumica prej nesh po pushojnë normalisht që edhe fokusi është tek rrjetet sociale. Sidomos kur bëhet fjalë për Instagram-in. Për shkak edhe të ngjarjeve të ndodhura së fundmi shumica e personazheve të njohur kanë arritur që të bëhen qendra e diskutimeve. Jo vetëm ata shqiptarë por edhe ata të huaj janë ‘të vëzhguar’ në një lloj mënyre edhe në njërën nga rubrikat më të preferuara të emisionit “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”.

Ne ju njohim me ecurinë e ndjekësve në rrjetin social Instagram në llogaritë e personazheve të njohur brenda shtatë ditëve. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë:

5- Ish konkurentja e “Për’Puthen” njëkohësisht edhe banore e “BBV”, Antonela Berisha ka shtuar 1 mijë ndjekës këtë javë.

4- Një nga banorët e “Big Brother VIP” Donald Veshaj, këtë javë ka shtuar 3 mijë ndjekës.

3- Vendin e tretë e zë artisti Ylli Limani, i cili ka shtuar plot 3  mijë ndjekës.

2- Në vend të dytë është banori i njohur Ilir Shaqiri, i cila ka shtuar 3 mijë e 100 ndjekës gjatë kësaj jave.

1- Vendin e parë e zë banorja e “BBV”, Einxhel Shkira. Ajo ka shtuar plot 8 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj:

5- Në vend të pestë në këtë Top 5 qëndron artistja shumë e dashur Mariah Carey, e cila ka shtuar 3 mijë ndjekës.

4- Vendin e katërt e zë artistja Dua Lipa, e cila ka shtuar 5 mijë ndjekës.

3- Në vend të tretë qëndron Ed Sheeran, ai ka shtuar plot 1 milion e 400 mijë ndjekës.

2- Bukuroshja Kim Kardashian është në vendin e dytë me 3 milion ndjekës të shtuar.

1- Në vend të parë është biznesmenia e njohur, Kylie Jenner, e cila ka shtuar 3 milion ndjekës.