Celebrities Gossip Showbiz

Kush meritonte finalen nga ish-banorët e “BBV2” sipas Luiz Ejllit?

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro do të intervistojnë Luiz Ejllin, i cili na ka treguar se kush nga ish-banorët e këtij edicione e meritonte të ishte në finale, duke na treguar 4 emra.

Kush meritonte finalen?

Luizi: Kejvina, Ermiona, Armaldo dhe Olta…

A do ishte një finale ndryshe nëse do ishte Olta, Ermiona, Kejvina?

Luizi: Po të ishte Olta dhe Kejvina aty në living nuk do ishte Dea me Kristin…