Bota Botë e Çuditshme

Kush pranon të marrë vaksinën anti-COVID në Azi, hyn në shorte për të fituar lopë, pula…

Në Tajlandë dhe Hong Kong nëpërmjet një shorteu, autoritetet vendase ofrojnë pula, lopë dhe apartamente,  për të gjithë qytetarët që pranojnë të marrin vaksinën anti-COVID.

Sipas mediave të huaja, duket se kjo iniciativë e qeverisë ka dhënë virtyte, pasi ka rezultuar se 50% e banorëve të zonës janë regjistruan në qendrat shëndetësore, për tu vaksinuar kundër COVID-19.

Është dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë, -thotë banori 65 vjeçar, Inkham Tongham, kur fitoi një lopë prej 320 dollarësh, menjëherë pasi u vaksinua kundër COVID-19.

Sipas raportimeve lokale, kjo është java e dytë e fushatës dhe kanë mbetur ende 27 lopë për t’u dhuruar. Nga 66 milionë banorë të Tajlandës, vetëm 4.76 milionë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19.

Shumë banorë në vendet aziatike duket se hezitojnë të vaksinohen, si pasojë e keqinformit të përhapur duke nxitur dyshime për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe efikasitetit, si dhe për arsye fetare.

Ndërkohë në Hong Kong ku pandemia deri më tani është kryesisht nën kontroll, autoritetet shqetësohen se për shkak të niveleve të ulëta të vaksinimit, metropoli do të mbetet i prekshëm ndaj shpërthimit të virusit.