Celebrities Gossip Showbiz

“Kushedi çfarë bën në Milano…” Beniada i rrëfehet Donaldit për ish- të dashurin xheloz!

“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Një prej tyre që me pozitivitetin dhe energjinë që përcjell brenda ka rrëmbyer zemrat e publikut është Beniada.

Bukuroshja që prej fillimit ka patur një marrëdhënie shumë të mirë  me Einxhel, megjithatë që pas debatit të kësaj të fundit me Donaldin duket se ka patur një krisje mes tyre. Megjithatë Beni e ka treguar qartë se nuk mban anë dhe se për sa kohë shkon mirë me të dy është në rregull.

E duket se përpos të gjithave bukuroshja nuk ngurron t’i shprehë mbështetjen e saj Donaldit dhe madje të bëjë me të disa diskutime tejet personale, siç ka qenë më i fundit ku modelja i ka treguar këtij të fundit për ish- të dashurin e saj i cili ka qenë tejet xheloz dhe madje e ka konsideruar si psikopat.

Vetëm me psikopatët gjithmonë. Mora biletën u ktheva në shtëpi. Capri ishte pushimi i parë dhe Sicilia ishte pushimi i dytë, mora biletën për në gusht. Harxhova 2000 euro vetëm për tu kthyer në shtëpi, as nuk më interesonte. Telefonova babin, më tha mos u bëj merak. U ktheva pasi u zumë, u bëmë keq fare, i thashë ‘Ti flet për familje, dashuri, respekt, për familjen tënde, por ti nuk e di fare çfarë do të thotë dashuria’. Ishte ai që i kërkonte pushimet, unë asnjëherë. Kur u kthyem një javë nuk folëm e ai një ditë më tha ‘Më fal, ke të drejtë janë gjëra të tjera që nuk të kam treguar’. Shokët e tij i kishte të mëdhenj e të martuar, ishin xheloz. I thoshin: ‘Kush e di çfarë bën në Milano, çfarë pune bën, modele, modele’. I kishin thënë që ndoshta rri me të dhe kam një tjetër në Milano”.

Rikujtojmë se, mbrëmjen e sotme gjatë Prime-t do të shpallet finalistja e dytë zyrtare. Themi finalistja, pasi votimi zhvillohet mes Monikës dhe Beniadës. Njëra prej dy banoreve do të ketë mundësinë t’i shpëtojë të papriturave deri në finale për të patur mundësinë të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurove. Deri më tani, i vetmi finalist zyrtar është shhpallur Ilir Shaqiri, i cili e fitoi këtë titull pasi u votua si më i preferuari mes banorëve të tjerë për të qenë në finale.