Aktualitet

Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Fillimisht, moti paraqitet i kthjellët, por duke filluar nga orët e mesditës dhe deri në ato të pasdites vonë, në relievet kodrinore-malore do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Në momentin e vranësirave të dendura priten edhe reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha të shkurtra kohore, këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve e të shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër, si dhe me intensitet deri mesatar. Pas orëve të pasdites vonë, përsëri moti në vend do të jetë i kthjellët e më vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
16/28
Diell re shi

Kukës
14/26
Diell re shi

Lezhë
18/28
Diell re shi

Dibër
13/26
Diell re shi

Durrës
16/28
Diell re shi

Tiranë
17/29
Diell re shi

Elbasan
15/29
Diell re shi

Berat
16/29
Diell re shi

Vlorë
16/28
Diell re shi

Korçë
12/24
Diell re shi

Gjirokastër
11/28
Diell re shi

Sarandë
16/27
Diell re shi