Aktualitet

Kushte të qëndrueshme atmosferike, mot i kthjellët në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin për shkak të masave ajore të lagështa e të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por edhe me alternime vranësirash kryesisht të larta e transparente. Në orët e vona të mbrëmjes do të ketë shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim dhe shpejtësi 1-5m/sek. Valëzimi në dete është i forcës nga 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

Shkodër
7/22
Diell re

Kukës
4/19
Diell re

Lezhë
5/21
Diell re

Dibër
5/21
Diell re

Durrës
9/23
Diell re

Tiranë
8/22
Diell re

Elbasan
8/22
Diell re

Berat
5/23
Diell re

Vlorë
9/21
Diell re

Korçë
4/18
Diell re

Gjirokastër
5/21
Diell re

Sarandë
10/21
Diell re