Botë e Çuditshme Lifestyle Love & Sex

Kushti i pazakontë që një vajzë i ka vendosur bashkëshortit në rast se ai e tradhton!

Një vajzë donte të sigurohej që burri i saj i ardhshëm do të mendohej dy herë përpara se ta tradhtonte atë. E fejuar së fundmi, e reja ka rrëfyer në TikTok se e ka detyruar partnerin të nënshkruajë një kontratë. Ai do t’i paguajë shpenzimet e saj për pjesën tjetër të jetës nëse do të ketë një lidhje jashtëmartesore.

“I fejuari im sapo nënshkroi një dokument ligjor dhe ne ramë dakord që nëse ai më tradhton, ai duhet të paguajë faturat e mia”, thotë Chaylene Martinez, e njohur në internet si @SalamiiQueen, në një video me më shumë se 7 milionë shikime. “Unë jam kaq e zgjuar apo e çmendur, nuk e di”, shtoi ajo. Sigurisht, shumë përdorues ishin të shpejtë për të shprehur mendimin e tyre. “Kjo është e mrekullueshme,” komentoi njëri.

@salamiiqueen

♬ original sound – salamiqueen

Rikujtojmë, se një çift në Indi kanë nënshkruar një marrëveshje të çuditshme paramartesore në dasmën e tyre, duke përcaktuar se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë. Nusja e quajtuar Shanti dhe dhëndri Mintu nënshkruan një premtim ‘romantik’ që përfshin edhe konsumimin e një pice në muaj dhe çdo ditë ushtrime në palestër.

Kërkesa të tjera në kontratë përfshinin detyrimin për të bërë një fotografi të mirë në çdo festë, të bërit shopping pas çdo 15 ditësh dhe të qendruarit vonë jashtë natën, por vetëm me njëri-tjetrin. Në video, të sapomartuarit vendosin stilolapsat e tyre në një copë kartoni të madhe me fjalën “kontratë”.