Politikë

Kuvend, miratohet projekt-buxheti i vitit 2021

Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin e vitit 2021 ditën e sotme me 87 vota pro 9 kundër dhe 2 abstenim. Projekt-buxheti fillimisht ka kaluar në komision, ndërsa është theksuar se në këtë projekt buxhet, prioritet do të jetë shëndetësia për shkak edhe të pandemisë që ka goditur të gjithë botën.

Një pikë tjetër e rëndësishme tek ky projekt buxhet është fokusimi tek rindërtimi si dhe heqja e taksave për bizneset e vogla. Mazhoranca e ka cilësuar projekt-buxhetin si një përgjigje të duhur ndaj pandemisë si një ndihmë edhe më të madhe për Rindërtimin apo rimëkëmbjen ekonomike.