Aktualitet

Kuvendi i “Berishës” më 11 dhjetor, SHBA vihet në lëvizje!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vihen në lëvizje pak orë përpara mbledhjes së Kuvendit të thirrur nga ish Kryeministri Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion madhor!

Mësohet se të enjten e datës 9 dhjetor i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën. Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kreun e qeverisë Rama por edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur kuvendin e tij me 18 dhjetor.

Escobar në një reagim pak javë më parë i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA. Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Mal të Zi.