Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, deputetja Zhupa kërkon interpelancë me ministren Margariti!

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare ku krahas miratimit të emrave të deputetëve që do të angazhohen për Reformën Territoriale pritet edhe një interpelancë e kërkuar nga deputetja demokrate, Ina Zhupa me ministren e Kulturës, Elva Margariti. Në seancë do të diskutohet edhe raporti i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2021.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH”-it lidhur me financimin shtesë për projektin “Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë” është gjithashtu pjesë e seancës së sotme. Për draftin pati debate në Komisionin e Ligjeve. Ndër të tjera do të diskutohen edhe projektvendime për zgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.