Aktualitet

Kuvendi miraton komisionin për ’25 prillin’, por rrëzohet ‘Becchetti’!

Ngritja e komisionit hetimore për përdorimin  e administratës për zgjedhjet e 25 prillit u votua me 123 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Kuvendi ka rrëzuar ngritjen e komisionit hetimor për ‘Becchetti’, me 46 vota pro dhe 77 kundër.

Në komisionin për ‘Becchetin’ ka qenë vetë opozita dhe aleatët e saj që nuk e kanë votuar, duke qenë se PD ka 59 mandate në total.

Të dyja këto komisione hetimore janë kërkuar nga Partia Demokratike.

Ndërkaq në përgjigje të Taulant Ballës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se dokumenti ku është bazuar PD-ja në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen  “Becchetti” nuk është konfidencial, ndryshe nga sa pretendon PS-ja. Refuzimi për ngritjen e këtij Komisoni, sipas Bardhi është tregues se si PS-ja ka shkelur ligjin.