Aktualitet Politikë

Kuvendi në të fundit seancë për 2021-shin, pritet rrëzimi i dekreteve të presidentit Meta!

Kuvendi mblidhet sot në të fundit seancë plenare për këtë vit e ku pritet rrëzimi i disa dekreteve të presidentit Meta. Pa ndryshimet e kërkuara nga kreu i shtetit do të votohen ligjet e Buxhetit 2022, TVSH-së dhe “Për taksat kombëtare”. Me argumentin se cënon parimet kushtetuese, Meta ktheu edhe ligjin “Për bashkëqeverisjen”, që gjithashtu do të rivotohet sot me shumicë të thjeshtë nga maxhoranca.

Në rendin e ditës në seancën e Kuvendit që nis pas një ore është edhe miratimi i vendimit të qeverisë për disa ndryshime e shtesa në buxhetin e vitit 2021, si dhe ligji për zgjatjen e afatit deri më 31 dhjetor 2023, lidhur me përfitimin e statusit “Investim strategjik”. Maxhoranca afroi me dy ditë seancën e fundit të vitit që po lemë pas, që pas miratimit në Parlament të Buxhetit, institucionet të kenë kohë për alokimin e fondeve, para pushimeve me rastin e festave të fundvitit.

SEANCË PLENARE PUBLIKE

E hënë, 20 dhjetor 2021, ora 10.00

RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhrit nr. 34, datë 17.12.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 16.12.2021
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Akt normativ nr. 33, datë 24.11.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendamenti i dytë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave”. (Neni 78 dhe 101 të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

4. Akt normativ nr. 34, datë 3.12.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021””, të ndryshuar””. (Neni 78 dhe 101 të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

5. Projektligj “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektligj “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

7. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

8. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13 343 datë 26.11.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 107/2021 “Për bashkëqeverisjen”. (Neni 84 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 84 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

9. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.369, datë 10.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 115/2021 “Për buxhetin e vitit 2022”. (Neni 84 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 84 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

10. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.384, datë 15.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 111/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në

Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 84 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 84 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

11. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.385, datë 15.12.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 112/2021 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”. (Neni 84 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 84 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).