Lifestyle

Ky artikull është për të lindurit në muajin maj!

Njëlloj si stina e pranverës, edhe të lindurit në muajin maj sjellin në jetën tonë gjallëri, dritë dhe ngrohtësi. Nëse prisni të sillni në jetë një fëmijë apo ju vetë keni lindur në këtë muaj, më poshtë do të lexoni disa fakte interesante të cilat mund të mos i keni ditur më parë. Ja për çfarë bëhet fjalë:

1.Janë udhëheqës të lindur

Njerëzit e lindur në maj shfaqin që fëmijë prirjen për të qenë liderë. Janë të shkathët, strategë, ambiciozë dhe të zgjuar. Që në vegjëli u pëlqen të kenë rolin e organizatorit në lojë apo aktivitete shkollore, nuk i tremben skenës apo debatit. Disa mund të pajtohen me faktin se të lindurit e majit mund të jenë mjaft dominues, por të gjitha këto cilësi përbëjnë një udhëheqës të madh.

2.Janë shumë optimiste

Sipas studiuesve në Britaninë e Madhe, foshnjet e lindura në mars, prill dhe maj janë shumë pozitivë dhe shumë optimistë. Ata janë lloji që sheh “gjysmën e gotës plot” dhe gjejnë zgjidhje në çdo situatë. Pozitiviteti është një tipar që zakonisht gjendet në shumicën e foshnjave të lindur në maj dhe kur rriten ata janë shumë optimistë dhe me mendime pozitive.

3.Janë shumë të ndjeshëm

Nëse keni nevojë për dikë që t’ju qëndrojë pranë, t’ju mbështesë, një vesh që t’ju dëgjojë apo një shpatull ku të qani, dijeni se të lindurit në maj do të jenë atje për ju dhe për këdo që ka nevojë. Kanë një botë shpirtërore shumë të pasur, preken lehtë dhe i përjetojnë shumë situatat e ndryshme, me të cilat përballen në jetë.

4.Nuk kanë frikë nga asgjë dhe u shkojnë gjërave deri në fund

Fëmijët e lindur në maj nuk kanë frikë nga asgjë. Ata janë gjithmonë në kërkim të mundësive të reja dhe në çastin kur vendosin sytë mbi diçka, ata nuk do të ndalen para asgjëje për të marrë atë që duan. Pavarësisht shenjës që knë, Demi apo Binjakët, ata zotërojnë shpirtin e një luftëtari. Kjo gjë do i ndihmojë të arrijnë gjëra të mëdha në të ardhmen.