Djersitja e tepërt gjatë verës apo aktiviteteve fizike mund të jetë shumë e pakëndshme, por ka një zgjidhje natyrale për ta lehtësuar këtë problem: çaji i zi, i cili mund t’ju ndihmojë më shumë se një deodorant. Ja si ta përdorni për të ndihmuar në reduktimin e djersitjes dhe erës së pakëndshme.
Përgatitja e çajit: Vendosni dy qeska çaji të zi në katër gota me ujë të valuar. Lëreni të qëndrojë për rreth 10 minuta.
Aplikimi: Lagni një peshqir në çaj dhe përdoreni për të fshirë zonat e ndjeshme si qafa, sqetullat, shpinën, fytyrën, këmbët dhe pëllëmbët.
Përdorimi: Përsëriteni këtë trajtim një herë në ditë për disa javë.
Përbërësit e çajit të zi ndihmojnë në reduktimin e djersitjes dhe në shkatërrimin e baktereve që shkaktojnë erë të pakëndshme. Kështu, mund të ndiheni më të freskët dhe më të rehatshëm gjatë ditës duke mos patur mendjen tek era e pakëndshme.