Celebrities Film & Tv Showbiz

Ky detaj do të mungojë gjatë sezonit të dytë të “Emily in Paris”…

“Emily in Paris” është një serial që ka fituar ndjekës anembanë botës e një ndër më të komentuarit nga amerikanët dhe francezët. “Netflix” inkurajoi ndjekësit të ndiqnin ëndrrat e tyre pa patur dyshime dhe ndjenjën e turpit me anë të Lily Collins, ose me emrin e karakterit të saj në serial, Emily, një 20-vjeçare e cila shpërngulet në Paris, për një mundësi karriere të “minutës së fundit”, por që mund të ndryshonte të gjithë jetën e saj.

Së shpejti rikthehet sezoni i dytë i serialit të famshëm dhe ka një detaj që duhet të presim nga “Emily in Paris”. Fansat e serialit nuk duhet të presin të shohin ndonjë maskë në sezonin e dytë të shfaqjes. Lily Collins shpjegoi se pse COVID-19 nuk ekziston në sezonin e ardhshëm në një intervistë të fundit për “Variety”. Aktorja u shpreh se:

Sezoni i parë na mundësoi një arratisje dhe doli se ishte diçka që duhej të vazhdonte duke mos e përfshirë COVID-in sepse ndjenja ikjeje, gëzimi dhe të qeshurash janë ato se çfarë na duhen më së shumti.

Megjithatë, xhirimet gjatë pandemisë nuk ishin pa sfida. Collins vijoi duke thënë se:

Ishim duke xhiruar një shfaqje në një qytet që është shumë i populluar ku njerëzit kanë të gjithë maska, por në botën tonë nuk ka, kështu që kur xhironim ato duheshin hequr. Dhe sapo të ndalonim regjistrimet i vendosnim. Kishte disa herë kur ata fillonin të xhironin dhe unë u thoja: “Prisni, gjysma e njerëzve në skenë janë ende me maska”.

Rikujtojmë se, aktorja e njohur Lily Collins, i është përgjigjur reagimeve të ashpra që mori seriali “Emily in Paris” për mungesën e diversitetit dhe përshkrimeve të njëtrajtshme të kulturës franceze, mes gabimeve të tjera, pasi sezoni i parë u publikua në Netflix vitin e kaluar. . Një javë përpara premierës, Lily, e cila luan në serialin komedi-dramë, shpjegoi se si polemikat rreth “Emily in Paris” ndikuan në qasjen e krijuesve ndaj sezonit të 2-të.