A Live Night Celebrities Music Showbiz

Ky është mesazhi i Xhensilës për dëgjuesit e “A Live Night”!

E ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night” ishte Xhensila Myrtezaj, në një rrëfim të jashtëzakonshëm të saj. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa na tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë pikërisht Ajkën.

Në një episod ku veç intervistës së artistes, Xhensila solli edhe disa interpretime të mrekullueshme të këngëve të saj, ku nuk munguan as sekrete të vogla lidhur me ato projekte muzikore. E teksa ka folur për muzikën, Xhensila na zbulon vështirësitë që ajo ka kaluar përgjatë gjithë rrugëtimit të muzikës.

E para përballesh me shumë vështirësi që jo të gjithë i dinë. Pas atij suksesi fshihet një punë e madhe, një lodhje e madhe, një sakrificë, netë pa gjumë, ditë që prekesh, lëndohesh… Është e vështirë. 50% është punë, 50% është talent. Ti mund të jesh shumë i talentuar, por po nuk punove, por nuk investove, ngelesh thjesht talent… Por edhe po të jesh shumë punëtor, dhe nuk e ke atë dhuratën është e vështirë të ecësh përpara. Duhen kombinuar të dyja që të dalë formula e duhur.

Ka mungesë produksioni, stafi. Ne gjenim veshjet vetë, krijonim vijat melodike vetë. Në botë këto gjëra i kanë gati. Ndërsa ne na është dashur t’i bëjmë vetë të gjitha.

Veç muzikës, Xhensila ka vendosur të ketë edhe një tjetër angazhim profesional, teksa na zbulon më shumë në “A Live Night”.

Mua gjithmonë më ka pëlqyer e bukura. Kam menduar të përhapem dhe të kanalizohem në një fushë të tillë. E nisa me kremërat e më pas me klinikën time. Muzika nuk është e përkohshme, por ka ciklin e vetë. Unë jam edhe nënë tani, mendoj në një periudhë afatgjate, dhe do të doja në çdo lloj situate të kisha diçka që unë të angazhohesha. Jam shumë krenare që kam bërë këtë zgjedhje. Kur shikoj zonja, vajza që vijnë dhe largohen me buzëqeshje, më entuziasmon shumë. Sipërmarrja e ka mbushur jetën time jashtëzakonisht shumë.

Por cili është mesazhi i Xhensilës për dëgjuesit e “A Live Night”?!

Unë e nis nga vetja ime, unë nuk xhelozoj askënd, gjithçka e mas me veten time. Tregu është i madh, ka vend për të gjithë. Të jem e sinqertë nuk jam zhgënjyer asnjëherë në këtë industri, falë edhe mbështetjes së Besit… Kam qenë shumë e mbrojtur në karrierë. Sakrifica bëjmë çdo ditë për muzikën. Në qëndrojmë netë pa gjumë në studio… Mesazhi i vetëm është ne jemi një popull shumë i vogël, do doja ta donim më shumë njëri-tjetrin, ta falnim më shumë njëri-tjetrin, të jemi më pranë njëri-tjetrit në nevojë. Vetëm dashuria nuk duhet të çedojë… Ti shikohesh me lupë në çdo moment. Kjo është një nga gjërat që fama të jep. Ti je i detyruar të jesh i kuruar. Mundohem të kem një dukje të mirë, por në përditshmëri mjafton të dukem e rregullt.

Nëse do të kisha Xhensilën e vogël sot, do t’i thoja që bëhu pak më e fortë, sepse tashmë është krijuar karakteri, vazhdo rrugën që Zoti ka ndritur për ty pa dëgjuar se çfarë bëhet përreth. Nëse unë do kisha qenë natyrë pak më e fortë, besoj do isha shumë më e qetë. Këtë këshillë ia jap Ajkës gjithnjë…