Celebrities Showbiz

Ky është partneri skenik i Elona Duro në “Dancing with the Stars”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë pikërisht në muajin tetor. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, dhe tani na ka mbetur të shohim cilët janë partnerët e tyre skenikë.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren.

Ajo është gazetarja dhe prezantuesja Elona Duro. Gjithashtu pjesë e TAR ku e dëgjoni çdo të mërkurë në programin “Pardon My French” dhe me fillimin e “DWTS” do të keni mundësi ta shikoni duke kërcyer në skenën gjigante të spektaklit. Ajo është gati për të konkurruar.

Ai është Anxhelo, ndryshe nga Elona, është fjalëpak. Por kur luhet muzikë dhe ndizen dritat e skenës, ai di të shkëlqejë, siç ka bërë prej vitesh në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Çiftin më të ri na e zbuloi faqja zyrtare e DWTS vetëm pak minuta më parë. Me siguri me talentin e Anxhelos dhe këmbënguljen e Elonës, ky çift premton shumë dhe ne i urojmë suksese në këtë rrugëtim të ri!