Bota Botë e Çuditshme

Ky fshat i këndshëm në Mbretërinë e Bashkuar mendohet të jetë një ‘magnet UFO-sh’!

Një fshat i vogël në Mbretërinë e Bashkuar është përshkruar si një “pikë e nxehtë e UFO-ve” ku shkencëtarët e NASA-s tregojnë mjaft interes. Në Derbyshire Dales, ka shumë fshatra të vegjël të çuditshëm që mburren me vila të mrekullueshme, bare dhe sallone çaji mikpritëse dhe fshati Bonsall nuk është ndryshe. Fshati është i rrethuar nga peizazhe të bukura dhe disa do të pretendojnë se ky fshat është një vend i pazakontë duke e cilësuar si “një pikë të nxehtë UFO-sh”.

Megjithatë, ‘Manchester Evening News’ raporton se ndryshe nga fshatrat përreth, Bonsall ka qenë objekt i interesit nga Hollywood dhe NASA në lidhje me ngjarjet jashtëtokësore. Një ish-pronar i një lokali fshati madje i çonte turistët në malet e afërta në ‘turet e UFO-ve’ për të eksploruar zonën për jashtëtokësorët. Në vitin 2001, një amvise nga Bonsall e quajtur Sharon Rowlands thuhet se i shiti filmimet që ajo kishte kapur të një disku fluturues për rreth 20,000 paund tek një producent hollivudian.

Zyrtarët e NASA raportohet se kanë kërkuar që t’i ekzaminojnë filmimet për shkak se ata besojnë se aty shfaqej një lloj i njëjtë i një anije fluturuese, imazhi i të cilës ishte kapur nga kamerat e agjencisë hapësinore në fillim të vitit 1996 gjatë misionit STS-75 Columbia Space Shuttle. Përveç pamjeve të “UFO-ve” të zonjës Rowland, në vitet 2000 në këtë fshat ishin raportuar 19 pamje të kapura të UFO-ve. Një grua raportoi se kishte parë një “top zjarri” në qiell, një tjetër “dy drita të mëdha, të ndritshme” dhe një burrë duke ecur me qenin e tij dëshmoi një “shkëlqim rozë, në formë vertikale si një kuti këpucësh”.

Rikujtojmë se, në një raport të fundit nga Inteligjenca amerikane thuhet se ushtria ka marrë qindra raportimi të reja për UFO-t, ndërsa një pjesë e madhe e objekteve janë identifikuar, shumë kanë mbetur ende të panjohura. Një Task Forcë speciale e krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes, që nga marsi i vitit 2021, ka marrë 247 raporte për objekte fluturuese të paidentifikuara.